Politike

“Prokurori ka gjëra më përvëluese”/ Hetimi për ‘McGonigal’, Berisha: Rama të bëhet i penduar

Berisha paralajmëron se gjëra të tjera do dalin në dritë.

3 Shkurt 2023, 13:11 Nga A.B
“Prokurori ka gjëra më përvëluese”/ Hetimi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në shpjegimet e kryeministrit Edi Rama ka një përpjekje për të mashtruar qytetarët në lidhje me skandalin “McGonigal”. Gjatë daljes për mediat, Berisha tha se: “Rama ka lidhje 14 herë i lakohet emri në aktakuzë dhe prit se ajo që lexojmë ne nuk është gjithcka. Prokurori në dosje ka gjëra më përvëluese”.

'Nju Jork Times është në sintoni me të gjitha mediat e mëdha të botës për McGonigal dhe Ramën. Nuk është se bën ndonjë zbulim, vecse thotë si është e vërteta, që personi që shoqëroi McGonigal në zyrën e Edi Ramës është personi që mori të dhënat për opozitën dhe i coi tek McGonigal në Nju Jork është i njëjti që pagoi paratë për shërbimin që iu kërkua.

Rama ka lidhje 14 herë i lakohet emri në aktakuzë dhe prit se ajo që lexojmë ne nuk është gjithcka. Prokurori në dosje ka gjëra më përvëluese. Rama kujton se mund të mashtrojë në vend se të bëhet i penduar e të kuptojë se cfarë ka bërë.'-tha Berisha.

sali berisha charles mcgonigal

Sondazh

Poll