3 Shkurt 2023, 14:53
Nga A.B

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar për herë të dytë në Kuvend kërkesën për mocion me debat për çështjen 'Rama-McGonigal'. Dokumenti i firmosur nga 19 deputetë, kërkon që debati të mos ketë limit kohor, duke i dhënë mundësi çdo njërit që të shprehet. Deputetët kërkojnë që kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, për të përfshirë në seancën më të afërt mocionin me debat për çështjen e mësipërme.

KËRKESA DREJTUAR KUVENDIT
Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtësisë Amerikane, dhe media amerikane e ndërkombëtare, më 21.01.2023 është arrestuar zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe për fshehje, manipulim dhe falsifikim të të dhëënave për kontakte të papërshtatshme me shtetas të huaj, ku përfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkëpunëtorë të tij që nuk mbajnë poste zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Në padinë e ngritur ndaj z. McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias (Uashington), renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, në praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të z. Rama, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri. Kjo ngjarje e rëndë është bërë publike pas një hetimi të thelluar dy-vjecar nga zyra e FBI në Los Angeles ndaj dy zyrave të FBI në Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashmë një procesi gjyqësor në gjykatat e këtyre dy shteteve.
Njëkohësisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska duhet të ishte i sanksionuar edhe nga Shqipëria që prej 8 Prillit 2022, si vend kandidat që zbaton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon të zotërojë biznese të licensuara drejtpërdrejt nga Qeveria shqiptare, në shkelje të drejtpërdrejtë të këtij detyrimi politik dhe ligjor.
Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe
cënimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; si dhe, bazuar në Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh kërkon:
1. Zhvillimin e një Mocioni me Debat për çështjen "Rama - McGoginal".
2. Kërkojmë që mocioni të mos ketë limit kohor, duke i dhënë mundësinë çdo deputeti të shprehet.
Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, për të përfshirë në seancën më të afërt mocionin me debat për çështjen e mësipërme. ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
charles mcgonigal edi rama partia demokratike
whatsapp image 2023 02 03 at 145237
whatsapp image 2023 02 03 at 145239
whatsapp image 2023 02 03 at 145238
Politike
3 Shkurt 2023, 13:27
f.g
Edi Rama, te 3 ekranet
TIRANE- Kryeministri Edi Rama pushtoi ekranet mbrëmjen e të enjtes për të sqaruar shqiptarët e jo banor&eum...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:57
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Opozita nuk do protestojë vetëm përballë kryeministrisë. Ditën e soyme, kreu i PD-së, Sali Ber...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:51
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar shkrimin e 'New York Times' në lidhje me kryeministrin Edi ...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:21
A.B
Seanca
TIRANË- Ditën e sotme, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nisi procedur...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:11
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në shpjegimet e kryeministrit Edi Rama ka një përpjekje ...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:04
f.g
Charles McGonigal
TIRANE- Kolegët e Charles McGonigal janë të shqetësuar për mashtrimet e ish-zyrtarit dhe për faktin se deri...
Politike
3 Shkurt 2023, 12:57
f.g
Charles McGonigal dhe Agron Neza
TIRANE- Viktimë e mashtrimit të ish-zyrtari të lartë të FBI, Charles McGonigal nuk kanë r&eu...
Politike
3 Shkurt 2023, 12:51
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për një deklaratë të tijën p...
Politike
3 Shkurt 2023, 12:48
f.g
Charles McGonigal dhe Edi Rama
TIRANE- Gazeta amerikane "New York Times" ka analizuar në themel raportin e ish-zyrtarit të lartë të...
Politike
3 Shkurt 2023, 12:49
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka lidhje me Rusinë. ...