Politike

“Rama, agjent influent i Kremlinit”/ Berisha: Ka “lidhje gjaku” me Rusinë, i ati i tij ka qenë në dosjen 'Mitrokin'

Berisha tha se ka dijeni për një lidhje ruse gjaku, duke theksuar se i ati i kryeministrit ka qënë në dosjen Mitrokin. 

3 Shkurt 2023, 12:49 Nga A.B
“Rama, agjent influent i Kremlinit”/ Berisha: Ka “lidhje
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka lidhje me Rusinë. Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, u shpreh se ka bindje që Rama është agjent i Kremlinit. Po ashtu, ai shton se ka dijeni për një lidhje ruse gjaku, duke theksuar se i ati i kryeministrit ka qënë në dosjen Mitrokin. 

'Ajo çka di unë me bindjen më të thellë dhe me ndërgjegjen politike, Edi Rama është agjent influten i Kremlinit. Njeriu që ndërmerr fushatë në Evropë për të justifikuar mos respektimin e sanksioneve të BE dhe NATO të Serbisë kundrejt Kremlinit bën avokatin e Kremlinit më shumë se të Vucicit dhe përpiqet të bindë botën se Serbia prapavijë e agresorit rus është më mirë sesa të mos ishte e tillë. Edi Rama është agjent influent rus, sepse me përkrahjen që i bën projektit të Ballkanit të Hapur përkrah atë Ballkan që ka përzgjedhur për ta përkrahura Putini dhe Lavrov. Lavrov nuk e fshehur fare që përkrahjet këtë Ballkan dhe jo atë të Brukselit.

Agjenti influent mund të jetë ai që ka influencë mund të jetë i rekrutuar, por mund të mos jetë farë i rekrutuar dhe vepron në të njëjtat linja politike dhe i tillë është i rekrutuar apo jo nuk e di. Unë di linjën dhe lidhjen ruse gjaku, e ka gjaku. Di që i ati ka qenë në dosjen Mitrokin, por nuk di më shumë”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll