Aktualitet

Aksident në Gjirokastër/ Po tërhiqej nga kamionçina, 56-vjeçari bie nga karroceria dhe plagoset

Policia njofton se një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mesditë, pasi është rrëzuar nga korroceria e një kamionçine.

3 Shkurt 2023, 14:49 Nga a.l
Aksident në Gjirokastër/ Po tërhiqej nga kamionçina,
Ambulanca

GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë është shënuar në Gjirokastër. Policia njofton se një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mesditë, pasi është rrëzuar nga korroceria e një kamionçine.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:50, në vendin e quajtur “Kthesa e Lazaratit”. Pasi personi i identifikuar me iniciale H.L. ka rënë, shoferi i makinës është larguar menjëherë nga vendngjarja. 38-vjeçari është kapur më vonë nga policia, ndërsa 56-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne gjirokaste

Sondazh

Poll