Aktualitet

Porositën 350 €‎ veshje dhe nuk paguan kur morën pakon, shoqërohen në polici dy 16-vjeçarë

Pas arrestimit vjedhjen janë sekuestruar, ndërkohë që ndaj 16-vjeçarëve është ngritur vepra penale e vjedhjes.

3 Shkurt 2023, 14:00 Nga I.A
Porositën 350 €‎ veshje dhe nuk paguan kur morën pakon,
Policia

MAT- Dy 16-vjeçar janë proceduar penalisht ditën e sotme për vjedhje. Kjo pasi këta dy persona kishin porositur veshje online me vlerë 350 euro dhe në momentin që i morën u larguan pa paguar. Pas arrestimit vjedhjen janë sekuestruar, ndërkohë që ndaj 16-vjeçarëve është ngritur vepra penale e vjedhjes.

Njoftimi i Policisë:

Menjëherë pas njoftimit të marrë nga një shtetas (korrier i një subjekti postar privat), se 2 adoleshentë i kishin marrë një pako të porositur prej tyre online dhe ishin larguar me vrap për të mos kryer pagesën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, shtetasit E. K. dhe L. S., të dy të moshës 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Për shkak të moshës, ndaj këtyre 2 shtetasve filloi procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua pakoja me veshje, e porositur online. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

policia e matit

Sondazh

Poll