Aktualitet

"Donin të shumëkërkuarin:/ Tmerrohet familja në Lezhë, POLICIA u hyn në banesë me maska. Kryefamiljari: Isha në Mal të Zi, punoj atje

Mësohet se në këtë familje disa persona kanë hyrë me forcë duke kontrolluar gjithë shtëpinë dhe terrorizuar zonjën e shtëpisë së bashku me dy fëmijët e saj, pasi bashkëshortin i ndodhej në Malin e Zi ku dhe punonte.

3 Shkurt 2023, 13:34 Nga I.A
"Donin të shumëkërkuarin:/ Tmerrohet familja në
Artan Gjinaj

LEZHË- Një familje në fshatin Dajç të Lezhës ka pësuar momente tmerri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se në këtë familje efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, e po ashtu Policia e Shkodrës kanë hyrë me forcë duke kontrolluar gjithë banesën dhe terrorizuar zonjën e shtëpisë së bashku me dy fëmijët e saj, pasi bashkëshortin i ndodhej në Malin e Zi ku dhe punonte. Sipas zonjës Gjinaj personat që hynë me forcë janë prezantuar i punonjës policie. 

Ndërsa kryefamiljari Artan Gjinaj, i cili është kthyer nga Mali i Zi sapo ka marrë vesh ngjarjen ka deklaruar për mediat se ata kanë tentuar të thyejnë dritaren nëse nuk do u hapej dera për të hyrë. 

“Sot në orën 5 pa një çerek. Policia, kështu thanë, se nuk e dimë ende, kanë hyrë në kontroll në shtëpi pa asnjë lloj informacioni. Unë punoj në Mal të Zi. Gruaja më mori në telefon. Kanë ardhur me maska, kanë tentuar të thejnë dritaren. Pasi nusja u ka hapur derën, e kanë mbështetur për dere dhe kanë hyrë për kontroll në shtëpi. Unë vij njëherë në javë shtëpi, punoj atje si punëtor krahu, vetëm unë nga 4 pjestarët e familjes. Mbrëmë nuk kam qenë në shtëpi dhe kanë terrorizuar familjen," tha Gjinaj.

Për shkak të mënyrës së kontrollit, familja Gjinaj ka ngritur dyshime se mund të mos ishte Policia, por burime nga Komisariati i Lezhës kanë konfirmuar se para ndërhyrjes, salla operative është njoftuar nga Policia e Shkodrës për këtë aksion. Sipas të dhënave të deritanishme, shkak për kontrollin janë bërë dyshimet se në banesën e familjes Gjinajt, fshihej një person i shpallur në kërkim, i cili është i afërmi i familjes Gjinaj. Megjithatë ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.

artan gjinaj

Sondazh

Poll