Aktualitet

Dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohen 9 persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar për dhunë në familje, 3 për përndjekje dhe për dhunë fizike.

3 Shkurt 2023, 13:47 Nga I.A
Dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohen 9 persona në
Policia

TIRANË- 9 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 2 persona janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Dy persona janë arrestuar për dhunë në familje, 3 për përndjekje dhe për dhunë fizike. Po ashtu në pranga janë vënë edhe 2 persona të tjerë aksident si dhe për shkelje të masës së sigurisë.  

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: - A. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; - A. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin T. Ll., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: - A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj;  - J. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. H., 54 vjeç, banues në Kasallë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin S. S., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ka përndjekur dhe kanosur një shtetase. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi A. Gj.

policia e tiranes arrestohen 9 persona

Sondazh

Poll