Aktualitet

Dhunuan 34-vjeçarin në Tiranë, procedohen penalisht 4 persona

Kjo pasi ata kanë dhunuar një 34-vjeçar për motive të dobta dhe më pas i kanë dëmtuar mjetin. 

3 Shkurt 2023, 13:31 Nga I.A
Dhunuan 34-vjeçarin në Tiranë, procedohen penalisht 4 persona
Policia

TIRANË- 4 persona janë proceduar penalisht në Tiranë për dhunë dhe kanosje. Kjo pasi ata kanë dhunuar një 34-vjeçar për motive të dobta dhe më pas i kanë dëmtuar mjetin. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 34 vjeç, S. Sh., 57 vjeç dhe për dy djemtë e mitur të shtetasit S. Sh., të katërt banues në Tiranë. Shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin S. Sh. dhe me dy djemtë e tij, të cilët gjatë konfliktit kanë goditur 34-vjeçarin dhe i kanë dëmtuar automjetin atij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll