Aktualitet

FOTO- Përplaset kamioni dhe eskavatori, rrëzohet mbikalimi në Shkodër

Si pasojë e përplasjes nuk ka pasur persona të lenduar por është dëmtuar mbikalimi dhe ka bllokuar rrugen për pak momente.

3 Shkurt 2023, 12:09 Nga A.B
FOTO- Përplaset kamioni dhe eskavatori, rrëzohet mbikalimi në
Mbikalimi

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në Shkodër. Një kamion me një eskavator të ngarkuar është përplasur me mbikalimin në lagjen Bahcallëk. Si pasojë e përplasjes nuk ka pasur persona të lenduar por është dëmtuar mbikalimi dhe ka bllokuar rrugen për pak momente. Tani është kryer devijimi i trafikut në hyrje të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

 

rrezohet mbikalimi ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll