Aktualitet

Arrestimi i mjekut dhe teknikut të imazherisë në QSUT/ Qytetarja i denoncoi në Prokurori, mjekët u merrnin 100-150 mijë lekë të vjetra

Mjekët u kanë kërkuar qytetarëve shumë të ndryshme për të marrë shërbimin e skanerit. Kjo shumë sipas të dhënave varionte nga 100-150 mijë lekë të vjetra.

3 Shkurt 2023, 11:47 Nga A.B
Arrestimi i mjekut dhe teknikut të imazherisë në QSUT/ Qytetarja
Spitali

TIRANË- Korrupsioni në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vijonte prej kohësh nga mjeku Nazmi Metaliu dhe tekniku i imazherisë Astrit Mansaku. Ata u vunë në pranga me dyshimet se u kërkonin para qytetarëve për të kryer skaner. Këta persona u kanë kërkuar qytetarëve shumë të ndryshme për të marrë shërbimin e skanerit. Kjo shumë sipas të dhënave varionte nga 100-150 mijë lekë të vjetra.

Ka qenë një prej qytetarëve, i cili ka kallëzuar mjekët në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa kjo e fundit i ka mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh. Tashmë pretendohet se janë mbledhur të dhënat e mjaftueshme, që implikojnë këta dy persona në skemën e korrupsionit.

Nazmi Metaliu, mjeku 63-vjeçar së bashku me teknikun e imazherisë, Astrit Mansakun, merrnin rryshfet për tu bërë skaner qytetarëve në QSUT. Hetimet për to kanë nisur rreth tre javë më parë, ndërsa hetuesit kanë dokumentuar disa raste ku mjekët iu merrnin para qytetarëve qe iu nënshtroheshin skanerit.

operacioni skaneri astrit mansaku

Sondazh

Poll