Politike

Bardhi i dërgoi shkresë për bashkëpunim? Berisha: Demokratët i bashkojnë shumë më tepër gjëra se sa i ndajnë

Berisha deklaron se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë demokratët. 

3 Shkurt 2023, 12:46 Nga A.B
Bardhi i dërgoi shkresë për bashkëpunim? Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë demokratët. 

Pyetje: Në media deputeti Saimir Korreshi ka deklaruar që Gazment Bardhi iu është drejtuar me një shkresë ku kërkon bashkëpunim për zgjedhjet e 14 majit, është e vërtetë dhe a jeni përgjigjur?

Sali Berisha: Ne jemi të hapur të bisedojmë të bashkëpunojmë me të gjithë demokratët. Kam theksuar se një dyshe është në kontroll të plotë të Edi Ramës dhe kjo është dyshja Ali-Basha. Ky është qendrimi im dhe shpjegimi im i kësaj. Ndaj dhe demokratët, i bashkojnë shumë më tepër gjëra se sa i ndajnë, kështu që nuk dyshoj që ecet dhe do ecet drejt bashkimit.

sali berisha

Sondazh

Poll