Aktualitet

Vrau 22-vjeçarin dhe u arratis në Tiranë, dënohet me 20 vite burg në Francë shqiptari

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në bark një 22-vjeçar më 11 tetor të vitit 2019.

3 Shkurt 2023, 11:02 Nga I.A

 

Vrau 22-vjeçarin dhe u arratis në Tiranë, dënohet me 20
Gjykata

 

FRANCË- Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Assize Loire-Atlantique në Francë. 20minutes shkruan se shqiptari akuzohet për vrasjen e një të riu 22-vjeçar.

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në bark një 22-vjeçar më 11 tetor të vitit 2019. Por një ditë pas ngjarjes së rëndë, shqiptari ishte arratisur. Ai u arrestua disa muaj më vonë në Tiranë.

Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i krimit por ka mohuar se donte ta vriste të riun. Gjykata përfundimisht e shpalli fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje të dy miqve të viktimës.

denohet shqiptari ne france

Sondazh

Poll