Politike

S'gjeti kohë për Kuvendin/ Rama "xhiro" nëpër emisione sonte, mungon vetëm tek njëri, shmang përballjen me Berishën

Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Rama do flasë jo më shumë se 20 minuta në çdo televizion.

2 Shkurt 2023, 16:27 Nga a.b.k.m.
S'gjeti kohë për Kuvendin/ Rama "xhiro" nëpër
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do shfaqet me zë dhe figurë pas disa ditësh mungesë që nga publikimi i skandalit me ish-agjentin e FBI-së, Charles 'McGonigal'. Dosja.al mëson se Rama do të jetë prezent sonte përmes lidhjes 'Skype' në disa emisione politike. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Rama do flasë jo më shumë se 20 minuta në çdo televizion.

Kreu i Qeverisë do të shfaqet në 'TopChannel', 'TPZ', 'Reporttv', 'Euronews' dhe ndoshta mund të jetë prezent përmes lidhjes direkte në media të tjera për të komentuar ngjarjet e kohëve të fundit, por për t'u përballur me deputetët në Kuvendin e Shqipërisë nuk kishte "kohë".

I vetmi televizion ku ai nuk do shfaqet është 'TvKlan'. Kjo pasi mbrëmjen e sotme, i ftuar në 'Opinion' do të jetë kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili do komentojë skandalin me ish-agjentin e FBI-së dhe lidhjet me Ramën.

Kryeministri shmang në këtë formë një debat televiziv 'kokë më kokë' me Berishën. 

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll