Politike

'Do përballet me probleme shumë madhore'/ Berisha: Largimi i Ramës është emergjencë kombëtare

Berisha tha se shqiptarët duhet të rivendosin dinjittin dhe moralin e tyre, pasi Rama nuk mundet t'i përfaqësojë.

2 Shkurt 2023, 14:16 Nga A.B
'Do përballet me probleme shumë madhore'/ Berisha: Largimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se largimi i kryeministrit Edi Rama është një emergjencë kombëtare. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha tha se shqiptarët duhet të rivendosin dinjittin dhe moralin e tyre, pasi Rama nuk mundet t'i përfaqësojë.

'Ju duhet të dëshmoni, ose dorëheqjen ose do përballet me probleme shumë madhore. Çdo orë që kalon është orë turpi për çdo shqiptarë, nuk mund të pranohet në krye të qeverisë një kryeministër që fut thikën më të rëndë dhe më të rëndat në 30 vite a më shumë në fushën e sigurisë së vendit. Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Shqiptarët do të rivendosin dinjitetin, moralin e tyre, e ky njeri nuk përfaqëson asnjë shqiptar të ndershëm por Taulant Ballat dhe Gjiknurit e mafias shqiptare.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll