Politike

"McGonigal" nesër në Kuvend/ Berisha: Alibasha dogji debatin me interpelancë për të ndihmuar Ramën

Sali Berisha tha se kjo lëvizje shkoi në favor të Ramës.

1 Shkurt 2023, 23:32 Nga k.m.
"McGonigal" nesër në Kuvend/ Berisha: Alibasha dogji debatin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi interpelancën që do të mbahet nesër në Kuvend me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Charles McGonigal. Gjatë fjalës së tij, në emisionin "Ora e Betit", kryedemokrati Berisha tha se kjo lëvizje shkoi në favor të Ramës.

"Interpelanca që u thirr tani u thirr për të djegur debatin, për të ndihmuar Edi Ramën. Ata që kanë eksperiencë parlamentare nuk i pranojnë këto. Në çdo vend po të shpërthejë një skandal i tillë hap debatin për këë problem. Edi Rama e zgjidhi nme një interpelancë të Alibashës. Ky ishte një akt terësisht në favor të Edi Ramës. Edi Rama përjashtoi 5 vetë që nuk kërkuan asgjë tjetër veç debatit. Kryeministri ynë, anëtar i NATO-s ka korruptuar shefin e Kundërzbulimit të SHBA,"-tha Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll