Politike

Berisha: Do ta shporrim Ramën, protestat do të jenë të fuqishme, vetëm unë e mund atë

Sali Berisha tha se vula dhe sigla e PD-së nuk po regjistrohen me urdhër të Ramës.

1 Shkurt 2023, 23:28 Nga k.m.
Berisha: Do ta shporrim Ramën, protestat do të jenë të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta do të jetë e fuqishme me një 11 shkurt. Gjatë fjalës së tij, në emisionin në "Ora e Betit" se opozita do ta shporrë Ramën nga karrigia e kryeministrit. Po ashtu, ndër të tjera, Berisha tha se vula dhe sigla e PD-së nuk po regjistrohen me urdhër të Ramës.

"Ne do ta shporrim Edi Ramën në një akt dhe mision epik si armik primitiv që kërkon të shuajë pluralizimin në Shqipëri. Alibasha përfaqëson një përqindje fare të vogël. Ky (Rama) do partinë e madhe që përmbysi etërit e tij ta shndërrojë në një gjë të parëndësishme dhe të vazhdojë verprën e tij të zezë që nisi me McGonigal. Jo. Do ti përgjigjen shqiptarët.Protesta do të jetë të fuqishme. Këtu ka ndërhyrë, e kam demaskuar, zonja Yuri KIim. E ka pranuar se ka ndërhyrë, e shiti Erion Veliaj. Veliaj pasi e mori përsipër dhe bëri ndërhyrjen më dërgoi fjalë se e kam bërë dhe ajo se mohoi dot. Ky është skenari i nisur me McGonigal dhe që vazhdon Edi Rama në mënyrën më kriminale. Vendimi nuk regjistrohet vetëm me urdhër politik nga Edi Rama, ka urdhëruar kancelarin: Mos regjistro vendimin e gjykatës! Enkelejd Alibeaj në kundërshtim me çdo parim ka kërkuar të bëhet palë me një proces që nuk është.Nuk ka armiq më të egër të ligjit dhe drejtësisë sësa prokurori dhe gjykatësi që shkruan ligjin,"-tha Berisha.

Kreu i KQZ-së paralajmëroi sot se PD mund të mbetet pa regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, e megjithatë Sali Berisha thotë i sigurt se do ta mundë Edi Ramën me 14 maj.

"Unë e mund Edi Ramën. Jam personi që e kam mundur më shumë. E kam nxjerrë nga bashkia, e kam mundur në 2009. Do ta mund, nuk ka diskutim. Objektivi në këto zgjedhje është fitorja.Kjo logo, kjo sigël të jetë sigla e parë në vend. Po humba zgjedhjet lokale? Nuk do largohem, do votohem. Janë zgjedhje lokale, kurse në zgjedhje të përgjithshme nuk ka votim,"-shtoi ai.

sali berisha

Sondazh

Poll