Politike

Çështja McGonigal, Berisha: Veliaj i përfshirë deri në veshë

Sali Berisha tha se edhe kryetari i Bashkisë Tiranës, është takuar me McGonigal, të cilin pretendon se e angazhuan dhe për shpalljen e tij "non grata".

1 Shkurt 2023, 22:08 Nga k.m.
Çështja McGonigal, Berisha: Veliaj i përfshirë deri
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se ish-zyrtari i lartë i FBI-së i arrestuar tashmë Charles McGonigan vinte në Shqipëri dhe sillej si anëtar i Kabinetit Qeveritar. Në intervistën e tij në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora, Berisha tha se edhe kryetari i Bashkisë Tiranës, është takuar me McGonigal, të cilin pretendon se e angazhuan dhe për shpalljen e tij "non grata".

“Ai ka takuar Belinda Ballokun, Damian Gjiknurin, Edona Bilanin, kë s’ka takuar ai këtu. Madje ka takuar edhe ministren e Kulturës se ishte atashe kulturor ai... Më thoni ju kë s’ka takuar se atë nuk e di, se ky i ka takuar të gjithë këta, se kur vinte sillej si anëtar i Kabinetit qeveritar. Veliaj hap llafe që të Amerikës jemi vetëm unë dhe Lulzim Basha. Por në fakt Veliaj është i përfshirë me aferën McGonigal deri tek veshët. Dosja është e thellë dhe e madhe shumë. Erion Veliaj është me këmbë dhe kokë në dosje,"-tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll