Politike

“Rama bllokoi debatin përmes interpelancës së AliBashës”/ Çështja “McGonigal”, Berisha: Parlamenti duhet të hapë debat

Berisha u shpreh se në të gjitha vendet demokratike në botë, në momentin që shpërthen një skandal si ky rast, Parlamenti hap debat.

1 Shkurt 2023, 21:19 Nga A.B
“Rama bllokoi debatin përmes interpelancës së
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi interpelancën e kërkuar nga grupi i Enkelejd Alibeajt për çështjen “McGonigal”, si një mekanizëm për të djegur debatin në Parlament me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për Ora News, Berisha u shpreh se në të gjitha vendet demokratike në botë, në momentin që shpërthen një skandal si ky rast, Parlamenti hap debat.

'Nuk po devijoj asgjë. Ju e zgjatët në këtë pikë. Sa për dijeni, 4-5 vetë u përjashtuan nga parlamenti sepse donin debat. S’kërkuam asgjë përveç debatit. Interpelanca që u thirr, u thirr për të djegur debatin, për të ndihmuar Edi Ramën. Ata që kanë eksperiencë parlamentare nuk i pranojnë këto. Në çdo vend të botës, po të shpërthejë një skandal i tillë, Parlamenti duhet të hapë debatin. Edi Rama e zgjidhi me një interpelancë të AliBashës. Edi Rama përjashtoi 5 vetë që kërkonin debatin.'- tha Berisha.

sali berisha charles mcgonigal

Sondazh

Poll