Politike

"Nëse jeni kurioz, unë nuk e kam takuar", Çuçi distancohet nga McGonigal: Policia nuk merret me emra konkretë, ne na ndihmoi FBI

Edhe pse McGonigal ishte takuar në Shqipëri me shumë nga zyrtarët e PS, si Damian Gjiknuri apo Taulant Balla, Çuçin nuk e ka lidhur "puna"

1 Shkurt 2023, 13:39 Nga f.g
"Nëse jeni kurioz, unë nuk e kam takuar", Çuçi
Bledi Cuci, minister

TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi u kujdes të deklaronte sot para gazetarëve se ai vetë nuk e kishte takuar kurrë zyrtarin e arrestuar nga FBI, Charles McGonigal. Edhe pse McGonigal ishte takuar në Shqipëri me shumë nga zyrtarët e PS, si Damian Gjiknuri apo Taulant Balla, Çuçi ka thënë sot se nuk e ka takuar dhe se Policia i përgjigjet bashkëpunimit vetëm me FBI. 

"Policia është asistuar në bazë të një marrëveshjeje partneriteti, hera e fundit konkrete ka qenë në rastin e sulmit kibernetik. Edhe sistemet e PSH që kemi ne, kemi patur ndihmën e FBI dhe kemi patur menjëherë përgjigje. Ne marrëdhëniet i kemi me institucionin, me FBI, jo me emra të përveçëm. Unë vetë nuk e kam takuar nëse keni kuriozitet. Hyrje daljet e McGonigal? Duhet të jenë në sistem, s'ka asnjë sekret."-tha ministri.

Një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

charles mcgonigal bledi çuçi

Sondazh

Poll