Politike

'Kamerat e krimit, a e dinte Policia?' Çuçi: Ka patur kamuflim nga nga bizneset

Çuçi tha se ka patur një "mbulim" të krimit nga bizneset, pasi këto të fundit kanë detyrim të mbajnë kamera.

1 Shkurt 2023, 13:33 Nga f.g
'Kamerat e krimit, a e dinte Policia?' Çuçi: Ka patur
Bledi Çuçi

TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi çUçi tha se Policia e Shtetit me aksionin për heqjen e kamerave të sigurisë për llogari të grupeve kriminale, po tregon se është duke luftuar krimin e organizuar. Çuçi tha se ka patur një "mbulim" të krimit nga bizneset, pasi këto të fundit kanë detyrim të mbajnë kamera.

Bledi Çuçi: Lajmi këtu është që ne po ndërhyjmë dhe kjo është pozitive për luiftën ndaj krimit të organizuar. Ka patur një lloj kamuflimi pasi çdo biznes ka detyrim të mbajë kamera, por unë mendoj t'ja lemë të shkuarës dhe të shohim punën që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh për krimin e organizuar që nuk ka hapësira më për të krijuar një mjedis për të jetuar të lirë. Ky është fillim i mbarë i PSH.

Deri më tani, operacioni "Fijet" për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga krimi është shtrirë në 12 qarqe ku janë hequr 451 kamera. Operacioni nisi në Shkodër fillimisht dhe më pas u shtri në të gjithë vendin. Në Tiranë, Policia hoqi kamerat e sigurisë të emrave më të njohur të botës së krimit të cilët monitorojnë hyrjet dhe daljet në zonat e tyre për të parë nëse rrezikohen./Dosja.al

bledi cuci kamerat e krimit operacioni fijet

Sondazh

Poll