Politike

Çështja 'Mcgonigal', Berisha: Akti i Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine, s'ka nder e moral

Veprimet e kryeministrit Rama, Berisha i konsideron si thikë pas shpine, ndaj shqiptarëve dhe ndaj Amerikës.  

1 Shkurt 2023, 13:22 Nga A.B
Çështja 'Mcgonigal', Berisha: Akti i Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe një herë çështjen 'Mcgonigal'. Në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se kryeministri i Shqipërisë është më i deskridituar se ai i Koresë së Veriut apo Lukashenko. Veprimet e kryeministrit Rama, Berisha i konsideron si thikë pas shpine, ndaj shqiptarëve dhe ndaj Amerikës.  

'Mblidhemi në një kohë kritike në shumë aspekte, regjimi i kalbur i Ramës, është sot kryeministri dhe regjimi më i deskridituar pas Koresë së Veriut, Carit dhe Lukashenkos. Rama siç dëshmjnë dokumentat është sjellë ndaj SHBA si të ishte një vend armik dhe jo kontributori kryesor në historinë e lirisë së kombit shqiptar. Dhe jo udhëheqësi i botës së lirë. Akti i Ramës është një thikë e tmerrsjme pas shpine që ky njeri i cili s'ka nder, komb, flamur, dinjitet, ka bërë ndaj kombit amerikan, SHBA dhe më gjerë. Rama ka përbalt pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë. Rama e vërteta thashë dhe një herë është sjellë me aktin e tij sic sillet armiqtë ndaj njëri tjetrit. 

Ka lënduar në mënyrë të tmerrshme shqiptaro-amerikanët të cilët që nga viti 1910 e gjer sot në mënyrë të parreshtur trokasin në dyert e ligjvënëseve të tyre.  Kjo është ndoshta pas diktakturës java më e vështirë pas diktaturës. '- u shpreh Berisha. 

 

sali berisha

Sondazh

Poll