Aktualitet

VIDEO/ Vijon operacioni 'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, shkon në 44 numri i personave të vënë nën hetim

Shtatë persona janë vënë në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

1 Shkurt 2023, 10:06 Nga F.M
VIDEO/ Vijon operacioni 'Fijet' në Tiranë, çmontohen
Kamerat

TIRANË- Vijon operacioni 'Fijet'. Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se numri i kamerave të çmontuara ka shkuar në 220, ndërsa numri i personave të vënë nën hetim, në 44. Kjo pasi në Rrugën e Vilave, "Azem Hajdari", "Azem Galica", "Europa", "Sabri Preveza", "Sarina", "Staf Melani", "Ali Kelmendi", janë çmontuar 65 kamera të tjera. Shtatë persona janë vënë në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Vijon faza e nëntë e zbatimit të planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar "Fijet", i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Shkon në 220 numri i kamerave të çmontuara dhe në 44 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara. Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, çmontuan së fundi, 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe iniciuan hetimet për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Më herët, nga strukturat e DVP Tiranë janë çmontuar 155 kamera dhe u iniciuan hetimet për 37 shtetas të tjerë. Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar "Fijet", i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të Tiranës, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. -Në zbatim të këtij plani operacional, në Rrugën e Vilave, "Azem Hajdari", "Azem Galica", "Europa", "Sabri Preveza", "Sarina", "Staf Melani", "Ali Kelmendi", janë çmontuar 65 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni "Fijet" është në zhvillim prej thuajse një jave. Gjithçka nisi në Shkodër ku policia pikasi kamera sigurie në shtyllat e energjisë elektrike dhe i çmontoi ato. Në total deri më tani, që kur ka nisur operacioni në të gjithë vendin, janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 450 kamera sigurie dhe janë nën hetim mbi 100 persona, kryesisht persona me precedentë penalë, të dënuar apo anëtarë të grupeve kriminale. Mes tyre përmendim: Emiljano Shullazi, Pajtim Serjani, Gjergj Cukali, Genc Ferhati, fisi Bajri e Lici në Shkodër e shumë të tjerë. 

policia e tiranes operacioni fijet

Sondazh

Poll