Aktualitet

DENONCIMI/ Qytetarja: Në spitalin e Dibrës nuk bëhen analiza pas datës 20, mungojnë fondet

Vokshi shkruan se pacientët detyrohen të shkojnë në spitalet private dhe kush nuk ka mundësi të tilla, nuk i bën fare analizat.

1 Shkurt 2023, 09:56 Nga F.M
DENONCIMI/ Qytetarja: Në spitalin e Dibrës nuk bëhen analiza pas
Spitali i Dibrës

DIBËR- Pas çdo date 20, në spitalin Rajonal të Dibrës nuk kryhen me analiza mjekësore, pasi nuk ka fonde. Kështu pretendon një qytetare, në denoncimin e bërë publik nga deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se pacientët detyrohen të shkojnë në spitalet private dhe kush nuk ka mundësi të tilla, nuk i bën fare analizat. Vokshi u bën thirrje qytetarëve që të reagojnë. 

Postimi: 

Denoncimi nga një qytetare nga Dibra. Pas datës 20 të cdo muaji në Spitalin e Dibrës nuk bëhen më analiza se nuk ka fonde… pacientët detyrohen të shkojnë te privatët … ose të mos i bëjnë fare analizat sepse nuk i përballojnë dot cmimet.
E ndërkohë që Rama paguan 225 mijë dollarë rryshfet për të korruptuar drejtuesit e FBI, për qytetarët shtohet kalvari i gjatë i rropatjeve dyerve të spitaleve pa marrë asnjë shërbim. Kjo është #shëndetësiafalas që Rama rezervoi për shqiptarët.
@manastirliu.ogerta e cdo person i përfshirë në aferat korruptive të PPP-ve në shëndetësi duhet të ishin sot para drejtësisë.
Sot, cdo qytetar nga jugu në veri duhet të reagojë, të protestojë për të drejtat themeltare kushtetuese.

spitali rajonal diber albana vokshi

Sondazh

Poll