Aktualitet

Vidhte makinat në stadium, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

Fillimisht shqiptari ka kundërshtuar forcat e policisë. 

1 Shkurt 2023, 08:56 Nga F.M
Vidhte makinat në stadium, arrestohet 38-vjeçari shqiptar
Policia greke

GREQI- Një 38-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet për vjedhjen e disa automjeteve. Ai u arrestua pasditen e kaluar, pasi u pikas teksa monitoronte zonën jashtë stadiumit të futbollit të ekipit të AEK-ut në Athinë, për të kryer një tjetër vjedhje. Fillimisht shqiptari ka kundërshtuar forcat e policisë. 

Ai dyshohet se së bashku me një person tjetër hapnin makinat duke përdorur sende të mprehta dhe më pas hiqnin pajisjet elektronike dhe i vidhnin për t’i shitur. Shqiptari dyshohet të jetë përfshirë të paktën në 7 raste vjedhjesh.

shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2023, 23:11 k.m.

Digjet sërish banesa në Elbasan

Foto ilustruese ELBASAN- Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan. Ngjarja ndodhi n&eum...