Aktualitet

VIDEO/ 'Big Brother' në Elbasan, hiqen 37 kamera sigurie, nën hetim 10 persona

Nga 37 kamerat e hequra gjithsej, 28 kanë qenë në Elbasan, 4 në Gramsh si dhe 5 në Peqin.

1 Shkurt 2023, 09:30 Nga I.A
VIDEO/ 'Big Brother' në Elbasan, hiqen 37 kamera sigurie,
Kamerat

ELBASAN- Operacioni 'Fijet' ka vazhduar ditën e sotme në qarkun e Elbasanit. mësohet se janë kapur dhe hequr 37 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale në këtë qytet. Po ashtu pas heqjes së kamerave janë vënë nën hetim 10 persona. Nga 37 kamerat e hequra gjithsej, 28 kanë qenë në Elbasan, 4 në Gramsh si dhe 5 në Peqin.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Finalizohet në qarkun e Elbasanit, faza e dhjetë kombëtare e planit operacional të koduar “Fijet”, të iniciuar nga DPPSH. Deri më tani, në këtë qark, janë çmontuar 37 kamera dhe janë iniciuar hetimet e thelluara për 10 shtetas për vendosjen e këtyre kamerave, në kundërshtim me ligjet në fuqi. Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatet e Policise në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar "Fijet", i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si edhe mbështetur nga inteligjenca informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave në qytetet e Elbasanit, Gramshit dhe Peqinit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si edhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të këtyre kamerave, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së dhjetë kombëtare, të këtij plani operacional, në Elbasan, në lagjet "5 Maji", "Sul Paprri", "Syrja Dylgjeri" dhe "Çlirimi", u çmontuan 28 kamera dhe u iniciuan hetimet e thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për 5 shtetas, konkretisht për: D. Rr., I. B., H. B., K. Xh. dhe A. I. -Plani operacional ka vijuar në Gramsh, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 4 kamera të vëna në kundërshtim me ligjin, dhe u iniciuan hetimet për shtetasit: R. D., S. Xh. dhe A. Ç., si dhe në qytetin e Peqinit, ku u çmontuan 5 kamera dhe u iniciuan hetimet për shtetasit H. Z. dhe E. Xh. Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan,vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Operacioni "Fijet" është në zhvillim prej thuajse një jave. Gjithçka nisi në Shkodër ku policia pikasi kamera sigurie në shtyllat e energjisë elektrike dhe i çmontoi ato. Në total deri më tani, që kur ka nisur operacioni në të gjithë vendin, janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 450 kamera sigurie dhe janë nën hetim mbi 100 persona, kryesisht persona me precedentë penalë, të dënuar apo anëtarë të grupeve kriminale. Mes tyre përmendim: Emiljano Shullazi, Pajtim Serjani, Gjergj Cukali, Genc Ferhati, fisi Bajri e Lici në Shkodër e shumë të tjerë.

operacioni fijet

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2023, 23:11 k.m.

Digjet sërish banesa në Elbasan

Foto ilustruese ELBASAN- Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan. Ngjarja ndodhi n&eum...