Aktualitet

Harta e Re Gjyqësore/ Kreu i Dhomës së avokatisë Vlorë: Qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi e më shumë kosto, do shkojmë në Strasburg

Ai shtoi se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për hartën gjyqësore dhe paralajmëroi se mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse Kushtetuesja e lë në fuqi. 

1 Shkurt 2023, 09:52 Nga F.M
Harta e Re Gjyqësore/ Kreu i Dhomës së avokatisë Vlorë:
Durim Bajramaj

VLORË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj tha se me shkrirjen e gjykatave të Apelit qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, ndërsa kostot e tyre do të shtohen. Në një prononcim për Report Tv, Barjamaj u shpreh se shkrirja e gjykatave do të sjellë problem të madh në shqyrtimin e dosjeve dhe qytetarëve do tu duhet shumë vite për të marrë drejtësi për një çështje të caktuar. Ai shtoi se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për hartën gjyqësore dhe paralajmëroi se mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse Kushtetuesja e lë në fuqi. 

"Nga sot për qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, më shumë kosto për të marrë drejtësi. Duke parë që do ketë kosto, kërkohet një kohë e gjatë për të dhënë drejtësi është ajo frika që qytetarët do heqin dorë nga kërkimi për drejtësi dhe do i drejtohet rrugës tjetër, ajo që është edhe më e frikshme, ajo e vetëgjyqësisë. Një qytetar shqiptar nuk mund ta marrë drejtësinë pas 10 vitesh. Këtë shqetësim kemi ngritur ne. U kemi thënë që Shqipëria nuk është as Suedi as Danimarkë. Ata kanë kushte të tjera jetese. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka përgatitur kërkesë padinë dhe e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Presim ta marrë në shqyrtim. Po duke parë dhe duke bërë. Pasi të marim përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese mund t’i drejtohemi edhe Gjykatës së Strasburgut,"- tha Duraj. 

Harta e Re Gjyqësore ka hyrë në fuqi sot. Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë. KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet. Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj. Numërohen 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi.

durim bajramaj  harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll