Aktualitet

Hyn sot në fuqi Harta e Re Gjyqësore, funksional vetëm një Apel me 78 gjyqtarë, 32 mijë dosje presin për tu gjykuar

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative.

1 Shkurt 2023, 08:26 Nga F.M
Hyn sot në fuqi Harta e Re Gjyqësore, funksional vetëm një
Harta Gjyqësore

TIRANË- Harta e Re Gjyqësore, e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, por hasi në kundërshtimet e avokatëve, të cilët bojkotuan për disa javë edhe seancat gjyqësore, do të hyjë në fuqi sot.

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë. KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet.

Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.

Numërohen 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi, që do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë. Shorteu pritet të zhvillohet sot dhe nesër. Mes dosjeve, është edhe ajo e vulës së Partisë Demokratike.

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2023, 23:11 k.m.

Digjet sërish banesa në Elbasan

Foto ilustruese ELBASAN- Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Elbasan. Ngjarja ndodhi n&eum...