Sport

Dëmtimi më i rëndë nga sa mendohej, Christian Eriksen “nokaut” deri në maj...

Me njoftimin e tij zyrtar, Manchester United bëri të ditur se mesfushori danez Christian Eriksen do të mungojë deri në fillim të majit, pas dëmtimit të kyçit të këmbës në ndeshjen kundër Reading.

31 Janar 2023, 16:22 Nga DOSJA

Dëmtimi më i rëndë nga sa mendohej, Christian Eriksen

ANGLI - Lajm i keq për mesfushorin e Manchester United, mesfushorin danez Christian Eriksen, i cili pritet të mungojë për një periudhë të gjatë për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës, që pësoi në fitoren e skuadrës së tij në FA Cup ndaj Reading.

Kujtojmë se pas përfundimit të ndeshjes, të shtunën e kaluar, danezi u largua nga ‘Old Trafford’ me paterica me trajnerin e skuadrës Erik Ten Haag, duke u deklaruar skeptik se nuk e dinte ashpërsinë e dëmtimit.

Sot (31/01), “Djajtë e Kuq” përmes një deklarate zyrtare kanë bërë të ditur se 30-vjeçari pritet të mungojë deri në fund të prillit ose në fillim të majit.

Mungesa e mesfushorit do të jetë një zhgënjim i madh për trajnerin dhe tifozët e klubit, duke pasur parasysh paraqitjet e tij të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit deri më tani, duke bërë 31 ndeshje që nga Bashkimi i tij me ‘Old Trafford’. Megjithatë, ka shpresa që ai të mund të kthehet në kohë dhe të luajë në ndeshjet e fundit të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll