Sport

Tragjedi me ekipin e të rinjve në Brazil, 4 viktima dhe 25 të plagosur pasi autobusi rrëzohet në greminë

Autobusi që transportonte ekipin Esporte Clube Vila Maria Helena, nga Rio de Zhaneiro, pësoi një aksident dhe përfundoi duke shkaktuar një tragjedi.

31 Janar 2023, 15:20 Nga I.A
Tragjedi me ekipin e të rinjve në Brazil, 4 viktima dhe 25 të
Autobusi

BRAZIL- Një ekip i përbërë nga adoleshentë që po kthehej pas pjesëmarrjes në një turne, duke u nisur për në Duque de Caxias është aksidentuar në Brazil. Aksidenti ka ndodhur pranë Além Paraíba-MG. Autobusi që transportonte ekipin Esporte Clube Vila Maria Helena, nga Rio de Zhaneiro, pësoi një aksident dhe përfundoi duke shkaktuar një tragjedi. Policia Federale e Autostradave të Shtetit konfirmoi katër vdekje dhe 29 të tjerë të plagosur.

Sipas portalit G1, 24 nga 29 personat që përfunduan të plagosur u dërguan në Spitalin São Salvador, në qytetin e Além Paraíba, Minas Gerais, afër vendit ku autobusi u përmbys. Pjesa tjetër u dërgua në Casa de Caridade Leopoldinense , në Leopoldina, në komunën e MG, por statusi i viktimave ende nuk është përditësuar. Pavarësisht se udhëtimi i ekipit në fakt ishte i rregulluar, shoferi përfundoi duke humbur kontrollin e drejtimit dhe përfundoi duke rënë pranë një përroi.

 

tragjedi ne brazil

Sondazh

Poll