Sport

Djokovic këndon 'Muchachos' në ritmet argjentinase… Shikoni videon

Novak Djokovic, së bashku me një gazetar, këndoi 'Muchachos', këngën e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar dhe rezultati ishte i mrekullueshëm…

31 Janar 2023, 15:17 Nga DOSJA

Djokovic këndon 'Muchachos' në ritmet argjentinase…

AUSTRALI - Novak Djokoviç u bë kampion në Australian Open për herë të 10-të, duke arritur në 22 tituj Grand Slam. Tenisti serb, duke mposhtur në finale Stefanos Tsitsipas, ktheu sërish sytë e gjithë botës nga ai.

Gazetarët donin të merrnin, qoftë edhe një deklaratë nga fytyra e ditës në Melburn, njëri tentoi diçka të veçantë. Ai i kërkoi Djokovicit, me ndihmën e tij, të këndonte "Muchachos", këngën e interpretuar nga tifozët e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar.

Shikoni Novak Djokovic, me trofeun e Australian Open në dorë, duke kënduar "Muchachos”, Ahora Nos Volvimos a Ilusionar" (Djema, tani jemi përsëri të emocionuar).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll