Sport

Meksika i shkel syrin, Marcelo Bielsa gati të pranojë sfidën në krye të pankinës së ‘Tri’...

Trajneri argjentinas e ka parë me sy të favorshëm drejtimin e kombëtares së Meksikës

31 Janar 2023, 12:19 Nga DOSJA

Meksika i shkel syrin, Marcelo Bielsa gati të pranojë sfidën

MEKSIKE - Kombëtarja e Meksikës është ende në pritje për të konfirmuar emrin e trajnerit të ri të saj. Janë tre emra që po shqyrtohen për momentin: Marcelo Bielsa, Miguel Herrera dhe Guillermo Almada, gjë që ka bërë, që drejtuesit e futbollit meksikan të mos marrin ende vendimin përfundimtar se kush do të zërë vendin e lënë bosh nga Gerardo Martinos në pankinën e kombëtares ‘Tri’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selección Nacional de México (@miseleccionmx)

Me këtë kthesë të re, pritet një intervistë, mes trajnerit argjentinas dhe Rodrigo Ares de Parga, drejtorit të përgjithshëm sportiv të Federatës Meksikane të Futbollit, për të parë nëse ekzistojnë bazat për të avancuar në negociata, si dhe planin e punës dhe angazhimin e tij, me një pikëpamje për një zgjedhje të mundshme.

Në konferencën për shtyp të planifikuar për nesër nga Federata Meksikane e Futbollit, do të shpallen propozimet në favor të futbollit meksikan, i cili do të votohet në maj kur të mbahet asambleja, nuk është planifikuar asnjë njoftim për vendim e trajnerit të kombëtares.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll