Sport

Dy futbollistë shqiptarë në ‘Librin e Zi’ të “çështjes Juventus"!...

‘Libri i Zi’ i Fabio Paraticit është një prej dokumentave të mbledhura nga prokuroria e Torinos gjatë kontrolleve të kryera në zyrat e Juventusit. Bëhet fjalë për një fletë A4, një dorëshkrim i redaktuar nga Federico Cherubinni që përmban një sërë pikash në kuadër të takimit me Paraticin për rinovimin e kontratës.

31 Janar 2023, 14:35 Nga DOSJA
Dy futbollistë shqiptarë në ‘Librin e Zi’ të
Giacomo Vrioni

ITALI - Ditën e hënë, Federata Italiane e Futbollit publikoi argumentimin e motiveve që e shtynë të dënojë Juventusin me heqjen e 15 pikëve për shkak të çështjes së plusvalencave. Në materialin prej 35 faqesh të qeverisë së futbollit në vendin e Apenineve, flitej dhe për të famshmin ‘Libër i Zi’ i Fabio Paraticit, që vetë Federata e përkufizoi si një dokument shqetësues.

Në këtë libër ishin emrat e të gjithë futbollistëve që u shitën për të rregulluar plusvalencat e ‘Zonjës së vjetër’ dhe mes tyre figuronin edhe emrat e dy futbollistëve shqiptarë, Giacomo Vrioni dhe Albion Hajdari, të cilët rezultojnë se janë shitur respektivisht për 4.380.000 dhe 4 milionë euro.

‘Libri i Zi’ i Fabio Paraticit është një prej dokumentave të mbledhura nga prokuroria e Torinos gjatë kontrolleve të kryera në zyrat e Juventusit. Bëhet fjalë për një fletë A4, një dorëshkrim i redaktuar nga Federico Cherubinni që përmban një sërë pikash në kuadër të takimit me paraticin për rinovimin e kontratës.

Sipas Federatës Italiane të Futbollit, ‘Libri i Zi’ është një prej dokumenteve me elementët më të rëndësishëm të cituara edhe nga Prokuroria Federale që nuk është mohuar nga Cherubini dhe që është mbrojtur edhe nga Juventusi. Ndërkaq vetë klubi bardhezi ka reaguar teksa deklaroi se do të apelojë në Kolegjin e Garancisë në sport në Komitetin Olimpik Italian që përkufizohet edhe si Gjykata e Kasacionit e procedimeve sportive dhe për këtë ka 30 ditë kohë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll