Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar hedh poshtë kritikat "shpifëse" nga Ukraina…

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nuk la pa përgjigje akuzat e reja të qeverisë së Ukrainës në lidhje me synimin e saj për të lejuar pjesëmarrjen e sportistëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare.

31 Janar 2023, 15:07 Nga DOSJA
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar hedh poshtë kritikat

ZVICER - Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hedhur poshtë kritikat e ashpra nga zyrtarët ukrainas, të cilët e akuzuan atë për mbështetjen e luftës dhe po shqyrton pjesëmarrjen e mundshme të sportistëve rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike të 2024 nën një flamur neutral.

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolian, sulmoi IOC, duke nënvizuar se ajo promovon "dhunë, vrasje masive, shkatërrim", ndërsa sot theksoi se prania ruse në Lojërat do t'i jepte vendit "një platformë për të promovuar gjenocidin".

"IOC hedh poshtë në termat më të forta këtë dhe deklarata të tjera shpifëse,"- tha ajo në një deklaratë për Reuters, duke shtuar: "Ato nuk mund të shërbejnë si bazë për ndonjë diskutim konstruktiv."

Më herët të hënën, Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, tërhoqi vëmendjen për faktin se shumë olimpistë rusë kishin lidhje me ushtrinë (ai vuri në dukje se 45 nga 71 medaljet e Rusisë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 u fituan nga atletë që janë anëtarë të CSKA, ekipit të ushtrisë ruse).

“Ushtria që kryen mizori, vret, përdhunon dhe plaçkit. IOC dëshiron ta vendosë këtë injorant nën një flamur të bardhë, duke e lejuar atë të konkurrojë”,- shkroi Kuleba në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll