Sport

Nottingham Forest heq dorë nga Keylor Navas, nuk i nevojitet portieri i PSG-së...

Një portier i tretë dhe jo dikush, do të krijojë më shumë konkurrencë. Kjo është ajo që kërkon Nottingham Forest

31 Janar 2023, 14:47 Nga DOSJA
Nottingham Forest heq dorë nga Keylor Navas, nuk i nevojitet portieri i

ANGLI - Bazuar në raportimet e ditëve të mëparshme, skuadra e Premierligës kishte shprehur interesim për ish-portierin e Real Madrid dhe tani me Paris Saint-Germain.

Mirëpo gjërat kanë ndryshuar, sipas një raportimi të "Sky Sports", Nottingham synon të afrojë një portier të tretë jo të njohur, për t’i krijuar konkurrencë Dean Henderson dhe Wayne Hennessy dhe jo të marrë një tjetër pretendent për një vend në formacionin titular.

Sipas të njëjtit raport, Nottingham Forest synon të mbyllë disa marrëveshje gjatë ditës për të "lehtësuar" pak listën e saj, me disa klube angleze që kanë shprehur dëshirën për të marrë disa, si me transferim normal ashtu edhe me huazime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll