Politike

Xhaferri pyet Peleshin: E ke takuar McGonigal? Ministri: Unë jo

Gjatë Komisionit të Sigurisë, Peleshi deklaroi se ai nuk është takuar asnjëherë me McGonigal, ndërsa për drejtorin e Policisë tha se nuk ka dijeni nëse janë takuar apo jo.

31 Janar 2023, 11:13 Nga I.A
Xhaferri pyet Peleshin: E ke takuar McGonigal? Ministri: Unë jo
Niko Peleshi

TIRANË- Deputeti demokrat Ferdinad Xhaferri ka pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse e ka takuar ndonjëherë ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal. Gjatë Komisionit të Sigurisë, Peleshi deklaroi se ai nuk është takuar asnjëherë me McGonigal, ndërsa për drejtorin e Policisë tha se nuk ka dijeni nëse janë takuar apo jo.

Pjesë nga biseda:

Xhaferri: E keni takuar McGonigal ju apo drejtori i policisë?

Peleshi: Do përgjigjem se po nuk u përgjigja do duket sikur kemi ndonjë gjë për të fshehur.

Xhaferri: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë, kreun e SPAK, ai nuk takon vetëm kryeministrin, prandaj ju pyeta.

Peleshi: Së pari ju mund të dilni se nuk e përcaktoj unë dot hapësirën se ku duhet të diskutoni ju. Mund të bëni pyetje jashtë temës. Unë kam ardhur si ministri i Mbrojtjes ndërsa drejtori i Agjencisë i Mbrojtjes Civile ka ardhur si i tillë, jo si ish funksionar. Pyetja juaj ishte e drejtpërdrejtë. Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht nuk besoj se bën lajm. Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë shkelje apo akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk  merrem e spekulime. Edhe po ta kisha takuar nuk do ishte ndonjë mëkat.

ferdinad xhaferri niko peleshi komisioni i sigurise 31 janar 2023

Sondazh

Poll