Politike

Korrupsioni i ish-agjentit/ Lala: Rama i rrezikuar vetëm nga drejtësia këtu. Likometa: McGonigal i bëri të gjithë matufë

Klodiana Lala ka komentuar çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal tha se Rama mund të përballet me përgjegjësi penale vetëm në rast të hapjes së një hetimi nga Prokuroria në Shqipëri. 

30 Janar 2023, 22:19 Nga k.m.
Korrupsioni i ish-agjentit/ Lala: Rama i rrezikuar vetëm nga drejtësia
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk rrezikohet nga drejtësia e SHBA. Në fjalën e saj gjatë emisionit “Open”, Klodiana Lala ka komentuar çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal tha se Rama mund të përballet me përgjegjësi penale vetëm në rast të hapjes së një hetimi nga Prokuroria në Shqipëri. 

Ndër të tjera, Klodiana Lala tha se drejtësia shqiptare ka shumë indicie se ku mund të bazohet, duke përmendur se mund të merret dëshmia e Agron Nezës në SHBA dhe ajo e Dorian Duçkës ndër të tjera.

"Deri tani SPAK nuk ka pranuar nisjen e një hetimi. Ne kujtojmë raste të tjera ku prokuroria ka nisur hetime pas shkrimeve në revista apo gazeta. Unë e kam lexuar aktakuzën dhe Rama përmendet 14 herë. Kjo histori nuk është amerikane por i përket prokurorisë shqiptare. Duhet të hetohet se kush pagoi paratë për McGonigal, nga dolën ato. Kë takoi ai që ne nuk e dimë, përveç Ramës, Gjiknurit dhe 2 kryebashkiakëve. Sot Rama ka një detyrim të madh moral dhe politik, të dalë e të sqarojë këtë çështje. Që kur është hapur historia e Mother Jones, një në 5 fjalët e tij kanë qenë rublat ruse dhe sot i del emri në një histori që ka nisur nga rublat. Kush i pagoi paratë që erdhi McGonigal në Shqipëri? Nëse është vetëm 1 lek është rast i pastër korruptiv. Momenti i dytë është në lidhje me koncesionin e kompanisë së naftës. Agron Nezës mund t’i merret dëshmia që ka dhënë me letër porosi, mund të merret dëshmia e Dorian Duçkës,"-tha Lala.

klodiana lala charles mcgonigal

Sondazh

Poll