Politike

Si do të financohet fushata e PD pas ngrirjes së llogarisë? Kaso: E kemi gjetur zgjidhjen, 'personale' për çdo kandidat

Ivi Kaso tha se llogaria bankare e PD është e ngrirë pasi çështja është paraqitur në gjykatën e Apelit.

30 Janar 2023, 22:32 Nga k.m.
Si do të financohet fushata e PD pas ngrirjes së llogarisë? Kaso:
Ivi Kaso

TIRANË- Ivi Kaso, sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore në Partinë Demokratike, ka folur për përgatitjet dhe problemet që opozita mund të hasë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Mbrëmjen e sotme, ishte i ftuar në "Debat", Ivi Kaso tha se llogaria bankare e PD është e ngrirë pasi çështja është paraqitur në gjykatën e Apelit. Megjithatë, Kaso theksoi se për këtë është gjetur zgjidhja dhe kandidatët do të kenë llogari të posaçme bankare, të cilat do të deklarohen edhe në KQZ dhe do të jenë edhe subjekt i auditimit.

“Partitë që do të futen në garë do të përfitojnë një fond në bazë të ligjit, i cili derdhet në llogarinë zyrtare të Partisë Demokratike. Për momentin kjo llogari është e ngrirë, pasi bankat, për sa kohë çështja është paraqitur në gjykatën e Apelit ende nuk e kanë zhbllokuar pasi janë në pamundësi objektive për ta zhbllokuar. Çdo procedurë përsa i përket garimit të kandidatëve tanë, pasi garimi i kandidatëve tanë, në një formë ose në një tjetër, është i padiskutueshëm, sigurisht ka për të qenë një procedurë ligjore. Sikundër ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, kandidatët do të lejohen të bëjnë fushatë dhe të ngrenë fonde për të cilat do të trajtohen në të njëjtën formë si në procesin e fundit zgjedhor. Të gjithë kandidatët që do të kandidojnë në emër të PD, pavarësisht mënyrës sesi do të regjistrohemi ose se si do të paraqitemi në zgjedhje, do të çelin një llogari të posaçme për këtë qëllim, e cila do t’i bëhet me dije KQZ-së dhe do të jetë edhe subjekt i auditit lidhur me masën dhe burimin e fondeve të cilat hynë në këtë llogari dhe më pas do të përdoren në funksion të fushatës. Zgjidhja është menduar dhe ka për të qenë në analogji me procedurat që janë ndjekur më parë,”- tha Kaso.

ivi kaso

Sondazh

Poll