Politike

Komisioni për çështjet sociale, Nikolla mungoi, Vokshi: Mungesa e saj shkel rregulloren në Kuvend

30 Janar 2023, 20:34 Nga A.B
Komisioni për çështjet sociale, Nikolla mungoi, Vokshi: Mungesa
Komision

TIRANË- Ditën e sotme u diskutua në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, projektligji që synon minimizimin e dhunës në familje. Diskutimi u shty për shkak të mungesës së kryeparlamentares Lindita Nikollës. Kjo solli edhe debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Nuk e hedh dot në votim është shkelje rregullorje. Harrojeni Skandali i kryeministrit tuaj me Manigal ju ka shqetësuar të gjithëve, nuk e mbuloni dot”, tha Albana Vokshi.

O ju jeni shkatërruar nga koka tek këmbët. Ju lutem zonja Vokshi”, i përgjigjet kryetarja e komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Nikolla mungoi sot në komision për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa pritet që në ditët në vijim ky projektligj të kalojë nëpër komisionet e Kuvendit. Nikolla, në cilësinë e deputetes, ka propozuar një projektligj me disa shtesa dhe ndryshime në ligjin aktual. Parashikohet që mes autoriteteve përgjegjëse të përcaktuara më parë, të ngrihet edhe institucion i Komisionerit për mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në marrëdhëniet familjare, i cili parashikohet të rregullohet dhe funksionojë me ligj të veçantë.

Projektligji propozon gjithashtu edhe trajnime të vazhdueshme të detyrueshme për të gjithë personat që trajtojnë viktimat e dhunës, si dhe hartimin dhe përditësimin e regjistrit te personave te trajnuar.

komisioni per ceshtjet sociale

Sondazh

Poll