Politike

“A implikohet Rama penalisht nga fakti që ka njohur McGonigal?”, avokatja Jasini: Gëzon imunitet të plotë si Kryetar Shteti, mbi të bie vetëm përgjegjësia morale

Por kjo nuk përjashton përgjegjësi të mundshme penale të mëvonshme kur ai nuk është më Kryetar Shteti.

31 Janar 2023, 07:56 Nga F.M
“A implikohet Rama penalisht nga fakti që ka njohur
Rudina Jasini
“A implikohet Rama penalisht nga fakti që ka njohur
Rudina Jasini

TIRANË- Rudina Jasini, studiuese dhe avokate e së Drejtës Penale Ndërkombëtare thotë se kryeministri Edi Rama gëzon imunitet të plotë si Kryetar Shteti ndaj çdo ndjekjeje penale nga një shtet i huaj (me përjashtim të rasteve të genocidit, të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit).

Në një prononcim për “Opinion”, Jasini tha se çdo pasojë e mundshme e asaj që mund të ketë ndodhur dhe çdo përfshirje që përbën shkelje të ligji, si në SHBA dhe në Shqipëri, lidhet me përgjegjësinë politike dhe morale të kryeministrit Rama. Por kjo nuk përjashton përgjegjësi të mundshme penale të mëvonshme kur ai nuk është më Kryetar Shteti.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: A implikohet Rama penalisht nga faki që ka njohur McGonigal?

Përgjigje: Rudina Jasini, studiuese dhe avokate e së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Universiteti Oxford: Kryeministri Rama gëzon imunitet të plotë si Kryetar Shteti, pra si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ndaj çdo ndjekjeje penale nga një shtet i huaj, (me përjashtim të rasteve të genocidit, të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.) Çdo pasojë e mundshme e asaj që mund të ketë ndodhur dhe çdo përfshirje që përbën shkelje të ligji, si në SHBA dhe në Shqipëri, lidhet me përgjegjësinë politike dhe morale të Z. Rama. Por kjo nuk përjashton përgjegjësi të mundshme të mëvonshme kur ai nuk është më Kryetar Shteti. Është prerogative e Prokurorisë të përcaktojë në bazë të provave, evidencës dhe informacionit të disponueshëm se kush do të jetë subjekt i një aktakuze të ngritur. Kjo nuk do të thotë që individë të përfshirë në këtë “afere” të mos përbëjnë në një moment të mëvonshëm subjekt të mëtejshëm të investigimit, nëse transaksioni i kryer ka ndodhur në territorin e SHBA-së, apo nëse ka patur shtetas amerikanë të përfshirë. Por kjo varet tërësisht nga baza materiale dhe informacioni që prokuroria ka dhe se kë vlerëson ajo me prioritet që të ndjekë penalisht.

Çfarë ndodhi me dosjen McGonigal në Shqipëri?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

rudina jasini arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal edi rama

Sondazh

Poll