30 Janar 2023, 21:10
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë nesër me urgjencë Kryesinë për të diskutuar lidhur me skandalin "McGonigal". Takimi do të mbahet nesër për të diskutuar lidhur me aksionin opozitar, e ndoshta edhe për një datë proteste që prej ditësh është paralajmëruar nga kryedemokrati Sali Berisha.
"Lëvizjet" brenda selisë blu kanë nisur vetëm pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.
McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
pd selia e pd charles mcgonigal
Politike
30 Janar 2023, 21:03
A.B
Dashamir Shehu
TIRANË- Deputeti Dashamir Shehu aludon se ish-agjenti i FBI-së, Charles Mcgonigal, mund të ketë pasur lidhje dhe me part...
Politike
30 Janar 2023, 20:34
A.B
Komision
TIRANË- Ditën e sotme u diskutua në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, p...
Politike
30 Janar 2023, 19:37
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ishte ditën e sotme në Vorë, aty ku mori pjesë në një ceremoni për ...
Politike
30 Janar 2023, 19:22
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori pjesë ditën e sotme në takimin e demokratëve në...
Politike
30 Janar 2023, 19:01
k.m.
Pamje nga Komisioni
TIRANË- Debate për Butrintin dhe jo vetëm kanë ndodhur në Komisionin për Edukimin, në mbledhjen e so...
Politike
30 Janar 2023, 18:53
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar të dhënat e raportit të fundit të Bankës...
Politike
30 Janar 2023, 17:35
A.B
KQZ
TIRANË- Partia Social Demokrate ka dorëzuar ditën e sotme në KQZ listat me emrat për anëtarët e KZAZ-ve pë...
Politike
30 Janar 2023, 17:16
k.m.
Edona Bilali
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka mohuar edhe njëherë akuzat e ngritua ...
Politike
30 Janar 2023, 17:11
k.m.
Edona Bilali
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka dalë në mbrojtje të kryeministrit Edi...
Politike
30 Janar 2023, 16:59
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Qeveria, përmes një vendimi i ka akorduar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, një fond shtesë.&n...