Politike

Çështja 'McGonigal', Shehu: Ky kishte zanat FBI po e kishte me qef të madh naftën! Mund të ketë lidhje me grupe të tjera, jo vetëm me PS

Shehu deklaroi se ish-agjenti është takuar me gjysmën e Partisë Socialiste.

30 Janar 2023, 21:03 Nga A.B
Çështja 'McGonigal', Shehu: Ky kishte zanat FBI po e
Dashamir Shehu

TIRANË- Deputeti Dashamir Shehu aludon se ish-agjenti i FBI-së, Charles Mcgonigal, mund të ketë pasur lidhje dhe me parti të tjera në Shqipëri. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në '5 pyetjet', me ironi, Shehu tha se Mcgonigal kishte më shumë pasion naftën sesa punën në FBI. Ai e konsideroi këtë çështje si të paprecedent në historinë e Shqipërisë. 

'Strategji për pastrimin e Ballkanit. Është e paprecedent në historinë e Shqipërisë, dhe Amerika e ka të vështirë. Është njeriu i tyre, sherri del se është i lidhur me rusët. Korrupsion që është mbuluar nën ndihmën e këtyre, ky me vërte kishte zanat FBI po e kishte me qef të madh naftën. Ka gjetur strehën e duhur ai këtu. Ky përfundoi duke u marrë me zyrën juridike, merret me naftë, tregon implikimin, njef gjysmën e partisë socialiste. Mund të ketë lidhje dhe me grupe të tjera e jo vetëm me PS. '- deklaroi ai.

Çfarë ndodhi me dosjen McGonigal në Shqipëri?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

dashamir shehu arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal

Sondazh

Poll