Sport

Arrestohet ish-trajneri i Rumanisë, për korrupsion me maskat e pandemisë Covid...

Victor Piturca është arrestuar së bashku me një drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili lidhur kontrata të paligjshme me djalin e ish-trajnerit të kombëtares rumune

30 Janar 2023, 20:34 Nga DOSJA
Arrestohet ish-trajneri i Rumanisë, për korrupsion me maskat e

RUMANI - Ish-trajneri rumun i futbollit Victor Piturca është arrestuar, i akuzuar për korrupcion në blerjen e maskave dhe mallrave të tjera, gjatë pandemisë Covid-19, raporton shtypi rumun këtë të hënë.

Së bashku me Piturcën u arrestua edhe Gabriel Tutu, drejtor i ROMARM, një kompani publike armatimi dhe shërbimesh për Ministrinë e Mbrojtjes, i cili dyshohet se ka lehtësuar kontratat për një kompani në pronësi të djalit të Piturcës, me kushte që i kanë shkaktuar dëm ekonomik shtetit.

Prokuroria rumune kundër korrupsionit, përmes një deklarate iu referua ndalimit për 24 orë, me zgjatje deri në një muaj, të Tutu dhe një personi të dytë, të cilin shtypi e identifikoi si Piturca.

Siç raporton e përditshmja ‘Libertatea’ në vitin 2020, kompania në pronësi të djalit të ish-trajnerit do të kishte marrë më shumë se dy milionë euro nga Ministria e Mbrojtjes për shitjen e 100.000 maskave të pamiratuara, dhe të blera mbi çmimin e tregut.

Victor Piturca ishte trajner i Rumanisë në tre periudha: nga 1998 në 1999, nga 2004 në 2009 dhe nga 2011 në 2014. Ai gjithashtu ka drejtuar Steaua Bukureshti dhe Universitatea Craiova.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll