Bota

SHBA mban nesër takim për Asociacionin në Prishtinë, Albin Kurti nuk është i ftuar

Nesër në orën 10:00 do të mbahet në ambasadën e SHBA në Prishtinë takimi për këtë temë, ndërsa kryeministri i vendit Albin Kurti nuk është ftuar nga ana e Amerikës.

30 Janar 2023, 16:46 Nga A.B
SHBA mban nesër takim për Asociacionin në Prishtinë, Albin
Albin Kurti

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë shtuar thirrjet për Serbinë dhe Kosovën duke u kërkuar që të punojnë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Në kuadër të kësaj, palët e përfshira në dialog kanë shpalosur pretendimet e tyre, mes të cilave dhe formimi i asosacionit të komunave me shumicë serbe.

Nesër në orën 10:00 do të mbahet në ambasadën e SHBA në Prishtinë takimi për këtë temë, ndërsa kryeministri i vendit Albin Kurti nuk është ftuar nga ana e Amerikës.

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një shkrim të publikuar sot në “Kossev”, thonë se Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë serbe, i cili do të bashkërendiste çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban e rural si dhe zhvillimi ekonomik.

albin kurti

Sondazh

Poll