Bota

"Mbretëresha e pastërtisë" ka hequr dorë" nga rregullimi, Marie Kondo: Me 3 fëmijë nuk kam më kohë

Guruja e rregullit dhe pastërtisë tha se jeta e saj kishte ndryshuar ndjeshëm që nga ardhja e djalit të saj në 2021.

30 Janar 2023, 16:37 Nga k.m.
 "Mbretëresha e pastërtisë" ka hequr dorë" nga
Marie Kondo

JAPONI- "Mbretëresha e pastërtisë" Marie Kondo ka thënë se ajo "ka hequr dorë" nga rregullimi që nga lindja e fëmijës së saj të tretë. Ekspertja japoneze me famë botërore pranoi se me tre fëmijë për t'u kujdesur, shtëpia e saj familjare ishte "e çrregullt" dhe rregullimi i saj, tani ishte më pak prioritet tani.

“Shtëpia ime është e çrregullt, por mënyra se si po e kaloj kohën time është mënyra e duhur për mua në këtë fazë të jetës sime,”- tha ajo për Washington Post. Guruja e rregullit dhe pastërtisë tha se jeta e saj kishte ndryshuar ndjeshëm që nga ardhja e djalit të saj në 2021.

"Deri më tani, unë isha një profesioniste e rregullt, kështu që bëra çmos për ta mbajtur shtëpinë time të rregullt në çdo kohë,"-tha ajo përmes një përkthyesi në internet.

"Unë kam hequr dorë nga pastrimi. Tani e kuptoj se ajo që është e rëndësishme për mua është të kaloj kohë me fëmijët e mi në shtëpi,"-tha ajo.

Libri i fundit i Kondos, Kurashi në shtëpi: Si të organizoni hapësirën tuaj dhe të arrini jetën tuaj ideale, përqendrohet në konceptin japonez të kurashi, që do të thotë "mënyrë jetese". Që kur u bë nënë e tre fëmijëve, ajo tha se mënyra e saj e jetës kishte ndryshuar dhe fokusi i saj ishte zhvendosur nga organizimi në përdorimin e mënyrave të thjeshta për të sjellë lumturi në gjërat e përditshme.

KonMari, metoda e rregullimit të Kondos, u përshkrua në librin e saj të vitit 2011. Kjo metodë inkurajon kategorizimin e artikujve, duke përfshirë rrobat, librat dhe sendet sentimentale për të kuptuar nëse ato "ngjallin gëzim". Që atëherë ajo ka xhiruar dy seriale në Netflix, ku ajo i ndihmon njerëzit për të rregulluar jetën e tyre.

Kondo, e cila jeton në Kaliforni me familjen e saj, tha se nuk i bënte më presion vetes që ta mbante gjithmonë shtëpinë e saj në rregull. Ajo dhe burri i saj tani e planifikojnë ditët e tyre në mënyrë që të mund të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre./The Guardian

marie kondo

Sondazh

Poll