Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit brenda apartamentit në Korçë, 40-vjeçari pëson djegie në trup (FOTO)

40-vjeçari ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

30 Janar 2023, 15:02 Nga A.B
Shpërthen bombula e gazit brenda apartamentit në Korçë,
Zjarrefikesja

KORÇË- Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një pallat në Korçë, ndërsa raportohet për një të plagosur. Bombola ka shpërthyer në katin e 4 të një pallati, ndërkohë personi i lënduar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 40-vjeçari, Klodian Gjoka ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Policia dhe ambulanca aktualisht janë në vendngjarje.

Gjoka ishte një emigrant shqiptar, që sapo ishte kthyer nga Greqia. Fatmirësisht, ndodhej vetëm në apartament në momentin e shpërthimit, pasi 5 pjestarët e tjerë të familjes kishin dalë.

Shpërthen bombula e gazit brenda apartamentit në Korçë,

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

shperthen bombula e gazit ne korce korce klodian gjoka

Sondazh

Poll