30 Janar 2023, 12:15
Nga f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti shqetësimin se pse Lulzim Basha ka heshtur pas puvblikimit të të dhënave të çështjes "McGonigal" ku dyshohet se çështja e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA me para ruse është inicuar nga njerëz të qeverisë Rama. Berisha tha se ai është peng, por edhe si i tillë ka detyrim të flasë.
Sali Berisha: Viktimë- Basha hesht. Si ka mundësi? Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë. Guvernatorja qëndron ndërkohë pas heshtjes së tij të turpshme. Mirë Rama që është autor i një vepre makabre, po viktima e tij, si nuk gjen forcë të shqipëronjë një fjalë të vetme. I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen, si ka mundësi? A ka një detyrim ndaj atyre që e mbështesin akoma? Të bëjë transparencë dhe të thotë kush i bën presion për të mbyllur gojën. Unë nuk jam i habitur, e kam quajtur peng Basha, por në situatën e re të krijuar, ai duhet të flasë. Ka një detyrim. Kodi i Heshtjes po respektohet si nga krimineli edhe nga viktima.
Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
sali berisha lulzim basha arrestohet charles mcgonigal
Politike
30 Janar 2023, 11:35
f.g
Sali Berisha, kryetar
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se "zhdukja" e kryeministrit Edi Rama lidhet me ambasadoren amerik...
Politike
30 Janar 2023, 11:51
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se kërkesa e Opozitë...
Politike
30 Janar 2023, 11:42
F.M
Ilir Meta
Ilir Meta: Me qëllim instalimin e kleptokracisë në vendin tonë dhe dëbimin e të gjithë shqiptarëve që...
Politike
30 Janar 2023, 11:40
F.M
Shkëlqim Cani
TIRANË- Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është marrë në pyetje në lidhje me privatizimin e nj&e...
Politike
30 Janar 2023, 11:30
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se kërkesa e Opiitës për të ...
Politike
30 Janar 2023, 11:24
f.g
Dhurata Cupi, deputete e PD
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, viziton për herë të dytë brenda pak muaj...
Politike
30 Janar 2023, 11:22
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pranuar se përveç kryeministrit Edi R...
Politike
30 Janar 2023, 11:16
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se maxhoranca është e...
Politike
30 Janar 2023, 11:03
F.M
Edi Rama
TIRANË- Partia Socialiste ka ndarë strategjinë e ndjekjes së punimeve në Kuvendin e Shqipërisë, në seanc&e...
Politike
30 Janar 2023, 10:52
f.g
Edi Rama ne Durres
DURRES- Kryeministri Edi Rama tha se projekti "Marina&Jahtet e Durrësit" nga sot do të nisë punën për tu je...