Aktualitet

VIDEO/ 19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

461 të tjerë janë gjobitur pasi kanë përdorur telefonin në gjendje të dehur. 

30 Janar 2023, 08:17 Nga f.g
VIDEO/ 19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën
Foto ilustruese

TIRANE- Kontrolle shtesë nga Policia Rrugore për të parandaluar aksidentet rrugore. Vetëm në Tiranë përgjatë javës që kaloi 19 persona janë arrestuar pasi i kanë dhënë makinës në gjendje të dehur, ndërsa 461 të tjerë janë gjobitur pasi kanë përdorur telefonin në gjendje të dehur. 

NJOFTIMI I PLOTE: 

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Gjatë javës që lamë pas 19 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▫️34 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 461 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️393 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️378 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

▫️Janë vendosur 208 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës "Stop" dhe për këtë shkelje janë vendosur 58 masa administrative.

#udhëtomejetënnëmendje ????️????
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët ????????
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular????./Dosja.al

rrugorja e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:45 k.m.

Aksident në Vlorë, 3 të plagosur

Foto ilustruese VLORË- 3 persona janë plagosur gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja...