Aktualitet

Zhduket bariu nga Finiqi, Policia “në këmbë” për të gjetur 69-vjeçarin

Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familja mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Policisë së Sarandës, të cilët kanë deklaruar se 69-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por në mbrëmje bagëtitë ishin kthyer në shtëpi pa të.

29 Janar 2023, 22:29 Nga k.m.
Zhduket bariu nga Finiqi, Policia “në këmbë” për
Pamje nga kërkimet

SARANDË- Një 69-vjeçar nga fshati Dhivër i bashkisë së Finiqit, Taqi Bërxulla, ka humbur kontaktet me familjen e tij. Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familja mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Policisë së Sarandës, të cilët kanë deklaruar se 69-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por në mbrëmje bagëtitë ishin kthyer në shtëpi pa të.

Të shqetësuar familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë njeriun e tyre, por askush nuk ka pasur kontakt me të.

Kështu që aktualisht banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit po krehin zonën e kullotës në Dhivër në kërkim të 69-vjeçarit. 

taqi berxulla sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:45 k.m.

Aksident në Vlorë, 3 të plagosur

Foto ilustruese VLORË- 3 persona janë plagosur gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja...

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:26 k.m.

Digjet makina tek Unaza e Re

Foto ilustruese TIRANË- Një makinë është djegur pjesërisht në zonën e Unazës së Re. Mjeti ishte në p...