Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, grabisnin makina e pastronin para, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Ata akuzohen për “grup të strukturuar kriminal, grabitje dhe vjedhje veturash, dëmtim dhe pastrim parash”.

30 Janar 2023, 07:26 Nga F.M
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, grabisnin makina e pastronin
Karabinierët

ITALI- Një operacion i Karabinierëve është duke u zhvilluar ndaj një grupi kriminal hajdutësh makinash në provincat e Barit, Brindisit dhe Foggia.

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, karabinierët e Komandës së Provincës së Barit, pas përfundimit të hetimeve komplekse të koordinuara nga Drejtoria Antimafia e Qarkut në Prokurorinë Publike të Barit, kanë ekzekutuar disa masa arresti ndaj shumë personave që ishin vënë nën hetim.

Ata akuzohen për “grup të strukturuar kriminal, grabitje dhe vjedhje veturash, dëmtim dhe pastrim parash”.

Nuk bëhet ende me dije numri i të arrestuarve, por mësohet se mes tyre ka edhe shqiptarë. Pritet të zbardhen akoma më shumë detaje nga mediat italiane lidhur me emrat e të arrestuarve dhe ngjarjeve ku janë përfshirë.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:45 k.m.

Aksident në Vlorë, 3 të plagosur

Foto ilustruese VLORË- 3 persona janë plagosur gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja...

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:26 k.m.

Digjet makina tek Unaza e Re

Foto ilustruese TIRANË- Një makinë është djegur pjesërisht në zonën e Unazës së Re. Mjeti ishte në p...