Aktualitet

Aksident në Vlorë, 3 të plagosur

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë.

29 Janar 2023, 20:45 Nga k.m.
Aksident në Vlorë, 3 të plagosur
Foto ilustruese

VLORË- 3 persona janë plagosur gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë. Si shoferi dhe dy pasagjerët, kanë përfunduar në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

“K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve,”- thuhet në njoftim.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

vlore aksident ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2023, 20:26 k.m.

Digjet makina tek Unaza e Re

Foto ilustruese TIRANË- Një makinë është djegur pjesërisht në zonën e Unazës së Re. Mjeti ishte në p...